Tiranë:Arrestohet mjeku rus,15 mijë euro për një veshkë

561
Sigal

Gazeta Telegraf/


Lajmi bëhet i ditur nga mediat
italiane, sipas të cilave, klinika Medicus në Kosovë, që drejtohej nga mjeku
rus Boris Wolfman u premtonte ‘dhuruesve’ të organeve nga 15 mijë euro për një
veshkë, por pasi u hiqte organin nuk u jepte asnjë qindarkë.

Sipas Rainews,
organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi.
Dyshohet se mjeku kishte trafikuar më shumë se 30 organe nga klinika në Kosovë.

Klinika Medicus është
mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg. Wolfman kishte
arritur të shpëtonte. Ai u arrestua vitin e kaluar ne Turqi, si i kerkuar nga
Interpoli, por me pas u la i lire.

Pak ditë më parë,
Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë për sekuestro
preventive të llogarive bankare të klinikës “A New Life 4U” sh.p.k. me
administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske. Boris Wolfman, sipas
akuzës, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur
në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus.

Nga hetimet e
agjentëve të parandalimit të pastrimit të parave deri në këtë fazë ku është
vendosur sekuestro rezulton se nga ana Seksionit për Pastrimin e Parave pranë
Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tirane janë grumbulluar të dhëna që krijojnë
dyshime për një rast pastrimi parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske i
ditëlindjes 15.05.1980 si dhe shtetasit rus Boris Igor Wolfman/Volfman i
ditëlindjes 11.03.1984. “A New Life 4U” rezulton se është hapur në Shqipëri më
11 nëntor 2014 dhe është një kompani që operon në Tiranë nën drejtimin e Robert
Shpolinske.

Dyshimet mbi
aktivitet të paligjshëm të kësaj kompanie dhe transaksioneve të dyshimta për
pastrim parash kanë lindur në momentin që nga Izraeli drejt Shqipërisë janë
transferuar 40.975 dollarë, transfertë kjo e kryer nga Boris Igor Wolfman, i
proceduar në Izrael në 2007 për paligjshmëri të transplantit të organeve.

Po ashtu, shprehet
prokuroria e Tiranës, një tjetër dyshim që ka bindur për të kërkuar sekuestron
e parave të kompanisë së transplantit të organeve është dhe transferta që ata
kanë patur me shtetasin shqiptar R.Mezini të proceduar në Itali për trafik
droge.