Basha:Pranojmë gabimet e qeverisë “Berisha”,shpresa e ndryshimit quhet PD

542
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Deklarata e plotë e Kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës:

“Ne vijmë si një forcë politike që ka reflektuar. Edhe ne
kemi pasur stokun tonë të gabimeve, por duhet të jemi krenar se çfarë arritën
dhe kokulur duhet t’i themi shqiptarëve që kemi gabuar, por kemi reflektuar për
të shkuarën. Aleanca jonë nuk e kërkon votën për të sjellë në pushtet PD-në,
por qytetarin e dhunuar, të harruar nga vjedhja qeveritare. Aleanca jonë është
ajo me qytetarin dhe popullin shqiptar”, tha kreu i PD-së.

Lulzim Basha tha se aktualisht integrimi i vendit
është vënë seriozisht në rrezik.

“Integrimi europian i vendit është në rrezik. Nuk
mund të hapen negociatat me një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin, që
dhunon maturantët e tij, nuk mund të hapen negociatat me një vend ku vidhet
ditën për diell nga qeveritarët. Shpresa e ndryshimit quhet PD që i prin rinia
demokrate”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi të rinjtë e
kanë rrugën e hapur në Partinë Demokratike, ndërsa elitat do të qarkullojnë.

“Rinia demokrate dhe rinia shqiptare po ngrihet me
një përkushtim të rinovuar. Na bën krenar se e nesërmja do të jetë europiane do
të jetë kombëtare”, tha ai.

Ai përmendi edhe ligjin për importin e mbetjeve,
duke thënë se për të do të vendosin qytetarët me referendum.

Basha tha se Partia Demokratike do të nisë
dialogun me qytetarët në dhjetëra sesione paralele në të gjithë vendit.