Zjarr në garazhin e një pallati në Tiranë, policia nis evakuimin e banorëve

251
Sigal

Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati rreth 30 minuta më parë në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se forcat e rendit dhe zjarrfikëset kanë nisur evakuimin e banorëve.

Ende nuk ka detaje të tjera për përmasat e zjarrit.

Njoftimi:

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.

Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.