Sigal

Ish-Ministri i PS-së Prof. Dr. Arben Malaj, i konsideron tejet të rënda akuzat e presidentit Ilir Meta ndaj miliarderit majtist George Soros, për komplot ndaj Shqipërisë. Presidenti i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë Prof. Dr. Arben Malaj, tha se bashkohet me shqetësimin e ngritur nga Meta, por kërkoi nga Presidenti që të jetë më i qartë me publikun për këtë çështje.

Arben Malaj: Lidhur me debatin për Soros edhe unë bashkohem me një shqetësim të ngritur nga Presidenti. Foli për një komplot dhe ai është në krye të Sigurisë Kombëtare, duhet të flasë, duhet ta ndajë, të veprojë si pjesë harmonike. Fjala komplot është një gjë e rëndë për të gjithë vendin.

Malaj: Kaosi institucional kërkon ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të mirë, Prof. Dr. Arben Malaj u shpreh se që të mbarojë kaosi institucional duhet të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese.

Arben Malaj: Ajo që kërkohet nga të gjithë, së pari nga shqiptarët dhe nga ndërkombëtarët, është që të mbarojë kaosi institucional. Çka do të thotë se hapi i parë është që të gjenden të gjitha mënyrat dhe të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese. Nëse ne do të mbivendosim; pjesën që duhet me presidentin, me pjesën që duhet për Gjykatën Kushtetuese, unë besoj se kjo nuk i shërben asaj që është e nevojshme për vendin.

Kostot e krizës së 30 qershorit 2019

Kostot e krizës së 30 Qershorit 2019 nuk do të zhduken lehtë, ato janë sociale, ekonomike, buxhetore, financiare e politike, prandaj duhet që sa më parë mundësisht që në 1 Korrik të tentohet që partitë politike të ulen, jo për të ndarë tepsinë e pushteteve, por të angazhohen për reformat e thella strukturore të sistemit politik dhe shtetit ligjore duke filluar me bërjen funksionale të institucioneve kushtetuese të vendit dhe reformën e gjyqësorit. Duhen identifikuar, saktësuar dhe mbështetur përmirësimet:

(i) në sistemin politik/ndryshime kushtetuese;
(ii) në kodin zgjedhor dhe

(iii) në demokracinë e brendshme të partive politike.