Zjarr i madh në një parking të nëndheshëm në Tiranë, digjet makina e Flor Mumajesit

532
Një parking i nëndheshëm në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës. Parkingu ndodhet pranë sheshit “Willson”, dhe mësohet se flakët kanë djegur disa prej automjeteve që ndodheshin aty.
Sigal

Mësohet se një prej makinave të djegura është e këngëtarit të njohur, Flor Mumajesi.

Ndërkohë zjarrfikësja po has vështirësi për fikjen e flakëve për shkak të pozicionit. Nga ana tjetër po kryhet dhe evakuimi i banorëve të pallatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe 5 zjarrfikëse që kanë lokalizuar flakët dhe po punojnë për shuarjen e tyre.

Policia thote se zjarri ka rene ne nje mjet i cili ndodhej ne garazhd.