Zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki, të drejtë vote mbi 654 mijë persona

196
Sigal

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për gjashtë njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022.

Në informacionin e publikuar, Ministria e Brendshme saktëson se në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë 654,538 qytetarë në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Fier.

Për herë të parë në këto zgjedhje kanë mundësi të hedhin votën 10.134 persona. Për sa i përket qendrave të votimit në këto 6 bashki, numri i tyre është 941.

135 qytetaë nuk janë përfshirë në listat e votimeve për shkak të dekriminalizimit.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME:

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

941 është numri i qendrave të votimit.

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve ndërsa për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Ftojmë qytetarët të aplikojnë apo rinovojnë ID kartat e skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që do të përdoret për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 për pushtetin vendor.