Zgjatja e orarit, zhduken radhët në tregun e Kombinatit

414
Sigal

Vendimi i qeverisë me fashat e reja të lëvizjes, ka dhënë efekt që në ditën e parë. Tregu ushqimor i Kombinatit sot duket më pak i populluar se në ditët e tjera pavarësisht se pritej ndryshe. Kjo për shkak se vinim nga izolimi i të shtunës dhe të dielës ku nuk lejohej asnjë lloj aktviteti. Tregu i Kombinatit është kthyer në shembull përsa i përket masave të mbrojtjes nga Covid-19. Prej ditësh janë marrë masa shtesë si qëndrimi në distancë ndërmjet personave, dezinfektimi në hyrje dhe dalje dhe qëndrimi në radhë.