Digjet transformatori 20kv, mbetet pa drita Librazhdi

357
Sigal

Digjet transformatori 20kv tek nënstacioni që furnizon me energji elektrike të gjithë zonën.

Nga ora 22:00 e mbremjes së djeshme, në qytetin dhe fshatrat e Librazhdit mungon energjia elektrike. Dyshohet qe shkak është bërë mbingarkesa që ka nxejrrë jashtë funksionit trasformatorin 20kv që furnizon me energji elektrike të gjithë zonën.

Nga informacionet paraprake, raportohet se OSHEE Librazhd është në pritje të ardhjes së një transformatori të ri nga jashtë vendit brenda ditës së sotme, ku do punohet për të rikthyer sërisht energjinë ekektrike në familjet e Librazhdit gjatë orëve të mbrëmjes.