Zbulohet përmes dronit parcela me 270 bimë kanabisi në Malin e Rrencit

115
Sigal

Policia ka zbuluar një ambient të hapur, në malin e Rrencit ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit ‘Imazhi’, janë kryer kontrolle në zona të pyllëzuara dhe në terrene malore të qarkut të Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në faza fillestare, të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia zbuloi përmes dronit, në malin e Rrencit, 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Për këtë vepër penale, ende nuk është vënë asnjë person në pranga.

Njoftimi i policisë:

Grupe të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në terren, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike. Kontrollet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë në kuadër të planit operacional antikanabis të koduar “Imazhi”.

Konstatohet përmes përdorimit të dronit, dhe goditet që në fazat e para, një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohet një ambient i hapur, pronë publike në malin e Rrencit, ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të pyllëzuara dhe në terrene malore të qarkut të Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në faza fillestare, të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, grupet e kontrollit antikanabis të Policisë së Lezhës, në kuadër të planit operacional në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, falë përdorimit të dronëve, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të planit operacional “Imazhi”, si rezultat i përdorimit të dronit, në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit, u konstatuan të mbjella rreth 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.