Zbulohet emri i 27 vjeçarit që u ekzektua me 5 plumba në Athinë, dyshohet për përplasje mes bandave shqiptare

226
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Hagia Sophia në Patra, ku një shqiptar u raportua se u qëllua me 5 plumba në makinën e tij. Sikundër mësohet ai është Mario Metaj, 27 vjeç, i cili fillimisht u deklarua se ishte klinikisht i vdekur, ndërkohë që tani raportohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras.

Raportimet e para janë se Metaj u qëllua për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident.

Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Jo shumë ditë larg, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi.

Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 euro që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.