Fundjava me vranësira dhe intervale me diell

547
Gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 19C, e ato minimale do të luhaten nga 8C deri 11C. Era do të fryejë nga juglindja 1-5m/s. Të hënën do të vazhdoj të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, por gjatë ditës vransirat pritet të shtohen e gjatë mbrëmjes priten edhe reshje shiu të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë. Temperaturat do të pësojnë zbritje, me maksimale nga 18C deri në 15C, e minimalet do të sillen rreth 8C. Era do të fryejë nga jugu-juglindja 3-6m/s. Me depërtimin e masave të ftohta ajrore mbi rajon, nga dita e mërkurë pritet të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vransira të ulëta, e vende-vende me mundësi për rreshje shiu. Temperaturat maksimale do të pësojnë zbritje deri në 11C, e ato minimale deri në 5C, ndërsa era do të fryejë nga verilindja 3-8m/s.
Sigal