Jovan Bizhyti/ Çlirimi i Lushnjës 18 tetor 1944 dhe beteja e Çukasit ku dhanë jetën 16 dëshmorë

2543
Për çlirimin e Myzeqesë morën pjesë në luftime 3 brigada partizane, e VII-ta, e VIII-ta dhe e XVI-ta Sulmuese. Një nga aksionet e rëndësishme të Brigadës së XVI-të u zhvillua në kodrën e Çukasit në Fiershegan pranë rrugës Lushnje-Berat. Ishin ditët e para të tetorit 1944, kur partizanët po e ngushtonin rrethin e luftimeve drejtë çlirimit të Lushnjës. Forcat gjermane po tërhiqeshin nga Berati dhe Kuçova drejtë veriut të vendit. Në fundin e tërheqjes së autokolonës gjermane, një kompani e Brigadës së XVI-të që kish zënë pritë në kodrën e Çukasit buzë rrugës nacionale, u hodh pa pritur në sulëm ndaj autokolonës së armikut. U zhvillua një betejë e përgjakshme, gati trup me trup. Nga forcat partizane mbetën të vrarë 16 partizanë, midis tyre, Liri Gero, Nako Bozo, Shaban Turku, Vedut Dokallari, Andon Basha, Shaban Çela e të tjerë. Ndërsa nga radhët e armikut mbetën të vrarë 35 ushtarë gjermanë, 9 oficerë dhe 1 kolonel. Po ashtu nga teknika luftarake e armikut u dogjën 14 makina e motoçikleta, 1 tank dhe 2 autoblinda. Kjo betejë e përgjakshme, nga forcat partizane u konsiderua një humbje e madhe, ku dhanë jetën pak ditë para çlirimit të Lushnjës 16 dëshmorë myzeqarë.
….
Të plotë shkrimin mund ta lexoni në nurmin e sotëm të Gazetës Telegraf…
Sigal