Zbulohet e shkuara kriminale e shqiptarëve të arrestuar në Greqi për ngjarjen e përgjakshme në Voula

169
Sigal

Dy nga shqiptarët e identifikuar si autorë të ngjarjes së përgjakshme në Voula në janar 2022, rezultojnë me një CV të pasur kriminale në Greqi dhe Shqipëri.

Bledar Jambelli, 42-vjeç i njohur dhe si Rikardo Muho apo me identitetin tjetër fals Xristos Xamkidis, rezulton me urdhër arresti ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasjen e oficerit Artan Cuku.

Është arrestuar në 16.12.2018 në Greqi për “mosbindje” dhe “armëmbajtje pa leje” por është liruar në 2019. Rezulton me precedentë penale në Greqi gjithashtu për “mashtrim”, “vjedhje”, “shkelje të ligjit mbi emigrantët” ndërsa më parë rezulton të jetë arratisur edhe nga një komisariat grek.

Në Shqipëri, Jambelli ka qënë i arrestuar edhe për një vrasje në Vlorë të ndodhur në 2012 dhe dy vrasje e një plagosje të ndodhura në Vlorë në 2006, por ka marrë pafajësi.

Ndërkaq Marsel Bashimi, 35-vjeç, njihet edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita. Ndodhet i burgosur në burgun “Koridhalo”. Në shkurt është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal për vjedhje dhe grabitje, kryesisht në mjetet e transportit publik.

Ka precedentë edhe për “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe “falsifikim”. Rezulton i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një shtetasi gjeorgjian që punonte delivery, ngjarje e ndodhur pas një zënke mes tyre për përparësinë e kalimit të mjeteve në rrugë.

Ndërkohë në Shqipëri Marsel Bashimi, nga lagjia “Manalat” Gjirokaster, ka qënë i arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhunë të një 20-vjeçare në Lazarat. Ai i grabiti celularin nën kërcënimin e thikës, gjatë kohës që e reja kthehej nga varrezat.

Ndërsa Marsel Bashimi akuzohet vetëm për vrasjen e oficerit Artan Cukut.