Gazeta holandeze “Telegraph” shkruan se Arben Frroku ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri për ti shpëtuar drejtësisë. Në një shkrim kushtuar tij, media holandeze shprehet se Frroku është arrestuar më 9 maj në aeroportin e Amsterdamit me dokumenta greke dhe se ai është i dyshuar si vrasësi i kryekomisarit Dritan Lamaj. “Më 24 shkurt të vitit 2013, kryekomisari Dritan Lamaj u qëllua me armë zjarri në makinën e tij në një atentat ku dukej një makinë tip BMË. Mjekësia ligjore nxori më vonë zbuloi më vonë shenjat e gishtave të Mark Frrokut”, shkruan Telegraph. Në fund të shkrimit, gazeta thekson se vrasja e Lamajt ishte e treti rast për një oficer të lartë të policisë brenda 8 muajsh. Arben Frroku, i cili etiketohet si person i lidhur me krimin, citohet si një anëtar i Partisë Kristiandemokrate.