Zbulohen emrat e të arrestuarve të call-centerave në Tiranë, mashtronin europianët miliona euro

Zbulohen detaje të reja mbi operacionin policor ku janë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.

Prokuroria mësohet se ka nxjerrë 9 masa sigurie për personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, 7 arrest me burg, 2 detyrim paraqitjeje. 4 persona kanë rënë në pranga, teksa vijojnë kërkimet për të tjerët.

Sigal

Konkretisht, me masën e sigurisë “arrest me burg” janë personat:

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Ledio Toçi

Xhoel Mekolli

Marsel Lami

Xhoji Hitaj

Ndërkohë, me masën e sigurisë së lehtësuar, pra atë të ndalimit jashtë vendi janë Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj.

Gjatë operacionit raportohet se janë sekuestruar mbi gjysmë milion euro, të dyshuara si të vëna përmes aktivitetit të paligjshëm të mashtrimit.