Youtube merr masa për fëmijët nën 18 vjeç

420
Sigal

Një nga rrjetet sociale më të përdorura në botë, kryesisht për të dëgjuar muzikë dhe për të parë video, është duke bllokuar komentet pothuajse në të gjitha materialet për fëmijë. Kjo, pas raporteve të vazhdueshme që një rrjet i organizuar pedofilësh janë duke i përdorur këto komente për t’u ekspozuar tek fëmijët.

“Youtube” shkruajti në faqen e saj zyrtare pak ditë më parë për vendimin që kishte marrë, për të bllokuar komentet në video kryesisht që shihen nga moshat më të vogla se 13 vjeç. Gjithashtu, ata do të marrin masa edhe ndaj komenteve në video që shihen nga adoleshentët të moshave nga 13 deri në 18 vjeç.’