Xhenieri Aleksandër Mihali: Ju rrëfej si u ndërtua bunkeri sekret i Enver Hoxhës që u kthye në muze

616
Sigal

Në kompleksin sekret ndodhet dhe një vendstrehim helikopteri, një tunel rrugë mbi 300 m që të nxjerrë në Dajt. Objekti u bë me urdhër të Enverit. Punimet filluan në maj të vitit 1971 e u mbyllën në fund të vitit 1974

Përurimi me bujë nga Kryeministri Edi Rama tre ditë më parë i kthimit në muze të ‘Vendstrehimit antibërthamor’ ngjalli kuriozitet të paparashikuar tek qytetarët si dhe tek të huajt. Ndërkohë, ndërtuesit e këtij objekti ‘sekret’, oficerët xhenierë rrëfejnë mistere të tjera rreth këtij objekti nëntokësorë e të tjerëve që ndodhen në disa zona të vendit. Mësohet se për këtë objekt kanë punuar mbi 200 ushtarakë për tre vite rresht, se në ‘të ndodhet dhe një tunel ku strehohej helikopteri i Petrit Dumes, se nga objekti ‘sekret’ ndodhet një tunel-rrugë nën dhe që të shpie në malin e Dajtit, etj… Një prej tyre, oficeri xhenier Aleksandër Mihali rrëfen ekskluzivisht për “Telegraf” këto detaje dhe të tjera…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf