Dr. Selman Meziu/  Në gjurmët e kryqëzatës së shkatërrimit të pyjeve     

1374
Sigal

Si shkatërrohen dhe digjen pyjet në Shqipëri për t’u zëvendësuar me mbjelljen e lëndëve narkotike

Nuk do të shkruajmë mbi kryqëzatat kristiane nën hullitë dredharake të historisë qindra vjeçare për të shkelur në tokën e shenjtë të Palestinës, dhe as për kryqëzatat turke kundra popujve aziatik, afrikan e evropian për të mbjellur tmerret e tartarëve dhe përhapur myslimanizmin.

Jo, jo, është temë e largët, në kohë e hapësirë, ndaj do të kufizohemi edhe kësaj radhe në dy vjet, edhe pse ajo ka filluar shumë kohë më parë dhe vazhdon edhe sot duke grirë mushkëritë e natyrës, kombinatet e gjelbra, fabrikat e pazëvendësueshme të të mirave materiale, morale ekonomike e kulturore të një populli, mjaft të vogël e në kufij simbolik të vendosur ne Konferencën e Londrës më 1913; në sipërfaqet pyjore e shkurrore.

Aty ku druri digjet e droga mbillet

Qymyri i drurit mjaft i kërkuar nga shtete të ndryshme, hapi siparin e tij, duke prerë mijëra hektar pyje shkurresh në Shqipërinë qendrore e jugore, me anë të subjekteve të ndryshme, duke spekuluar në sasinë e prodhuar dhe në lejet e marra nga DSHP e kështu toka dhe njeriu po vuajnë pasojat e humbjeve të prodhimit e thellimit të varfërisë.

  Për të hedhur sado pak dritë në zbulimin e së vërtetës mbi sasinë e prodhuar dhe të eksportuar, do të analizojmë edhe për këtë rast vitet 2011 dhe 2012, të tjera vite ende mbahen të fshehura nga institucionet qendrore, edhe pse dhe këto nuk japin rigorozisht realitetin e tragjedisë së shkatërrimit të sipërfaqeve shkurrore e pyjeve të lartë në Shqipëri për të prodhuar këtë lëndë djegëse me leverdi për eksport e për me tepër i shoqëruar me drogën në forma, lloje e sasi të ndryshme.

  Mundëm të sigurojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave se  eksporti i qymyr drurit ka arritur në vlerën 4200 ton, e cila mbart me vete, spekulime dhe sasi shumë më të mëdha  që kanë marrë anijet nëpër det apo kamionët për në Greqi etj. Analiza do t’i afrohesh së vërtetës kur, të kishim listën e eksportit sipas subjekteve, që kanë kryer prodhimin e qymyrit dhe eksportimin e tij.  Ju ftoi të shuani kureshtjen e organizimit  të krimit pa pyetur për ligjet e shtetit, rregullat teknike e funksionimin biologjik të pyjeve e zbatimin praktik të shkencës së  silvikulturës

Gjeografia  e prodhimeve

Nuk mund të pretendojmë në këto momente, të çjerrim maskat e një krimi me përmasa shkatërrimtare të pa shkruara e ndodhura në çdo kënd të botës ku jetojnë njerëz, siç ka ndodhur e vazhdon në pasurinë pyjore në Shqipëri. Do të përpiqemi të bëjmë një gërvishtje fare të vockël.

 Prodhimi i qymyrit të drurit në Shqipërinë veriore është gllabëruar nga një firme me qendër në Mirditë e cila është “Xhekson.04” SHPK,  e cila ka prodhuar për vitin 2011, 445,9 ton qymyr druri. Nuk mund të gabojmë se ky është prodhuar në pyjet e ekonomive pyjore të rretheve, Lezhë, Shkodër, Pukë, Mirditë, Kukës, Dibër dhe Mat.  Duke përdorur si material drunor llojet e dushqeve, shkozën , frashërin, panjën dhe ahu.

 Për Shkodrën na rezulton nga dokumentet se ka prodhuar këtë lëndë djegëse mjaft të kërkueshme për eksport me ane të  Subjektit ‘’ENID,,  duke prodhuar vetëm 6 ton. Është çuditërisht e pa kuptueshme përse në evidencat e doganave për Durrësin na jepet vetëm emri i një subjekti,  “Receku Shëngjergj” pra e  qarkut të Tiranës, e cila ka prodhuar vetëm 0.5 ton. Vallë a nuk ka dhënë leje DSHP Durrës, subjekteve të ndryshme, me pronar që jetojnë e banojnë në fshatrat e këtij rrethi?

Duke u ulur në drejtim të Veri-Lindjes, gjendemi në luginën e Shkumbinit, pikërisht në Librazhd, ku  arrijmë të gjejmë emrin e subjektit Sinan /L, e cila në harkun kohor të vitit 2011 arrin të prodhoje 282,69 ton,  krahas llojeve te tjera si dushqe, shkoze, frashër etj, ai  përdor edhe dru ahu.

Pogradeci përfaqësohet nga firma Dranallaku-Vendon, e cila prodhoi vetëm për eksport në vitin 2011; 238.59 ton qymyr druri, kryesisht në kurriz të pyjeve cungishte të dushqeve.

 Përsëri ndjekim kufirin jug lindor, ku do të gjendemi në Korçë e cila ka në gjirin e saj që prodhojnë e eksportojnë këtë lëndë djegëse subjektet  Ardit-Drithas, rekord prodhimi për këtë rreth prej 313,1 ton, e ndjekur nga Kodra K  me 53 ton dhe së fundi nga subjekti Tullat Shpk  me 19,910 ton kryesisht duke shfrytëzuar pyjet me dushqe. Gjithsej janë prodhuar për eksport 386,01 ton qymyr druri. Ndërsa Kolonja përfaqësohet nga ndërmarrja private Gramo, e cila ka prodhuar jo më shumë se 89 ton për shitje jashtë Shqipërisë.

Përmeti i ka prodhuar kryesisht nga material drunor duke shfrytëzuar shkurret mesdhetare, e cila ka realizuar për eksport 38,04 ton.

Gjirokastra ngjitet në krye të klasifikimit për nga numri i subjekteve që kanë prodhuar qymyr për eksport duke shkatërruar pa kufij hapësinor dhe jashtë ligjeve. Më tepër ka prodhuar firma  Laureta Çami me 483,872 ton e ndjekur nga firma private Pantazo  me 257,138 ton dhe me pas radhitet subjekti Endri-V  duke prodhuar për eksport kuptohet për 12 muajt e vitit 2011 vetëm 102,780 ton, së fundi  ndërmarrja private Bredhi Engjëllushe ka prodhuar 102,78 ton qymyr druri për eksport. Duke realizuar një prodhim qymyr druri për eksport prej 1154, 358 ton.

Tani do të hedhim një vështrim prodhimeve të qymyrit të drurit për eksport  vetëm për tremujorin e parë të viti 2012.

E mirënjohura subjekt i Mirditës që përfaqëson Shqipërinë veriore në eksportimin e qymyr drurit është firma Xhekson 04 Sh.p.k., e cila ka realizuar 82,261 ton. E ndjekur nga Elbasani,  i cili përfaqësohet nga subjektet Labinot – Fushë  me prodhim 54 ton dhe  Labinot- Mal  me 8 ton qymyr druri.

Gramshi, i cili del si prodhues i ri i qymyrit të drurit për eksport, ka si ndërmarrje prodhuese private Alm-Ex Wood e cila ka arritur shifrën 28 ton. Ndërsa Korça si trevë me pyje të shumta, ka si prodhuese qymyri druri  subjektin Ardit-Drithas  me 309,073 ton, Yllin, i cili kaprodhuar  për eksport 32,2 ton dhe së fundi subjekti Ylli Rustem Myteveli ka prodhuar vetëm 16,6 ton.

Edhe njëherë Pyjet e Gjirokastrës ndoshta dhe me pyjet e rretheve Përmet, Tepelenë, Sarandë e Delvine, kanë si prodhuese kryesore Laureta Çami me sasi të prodhuar  për tre muaj 207,966 ton, e ndjekur nga subjekti  Bredhi Engjëllushe, me 85,768 ton e së fundi prodhuesi   EDI V  duke realizuar për eksport  94,964 ton qymyr druri.

 Duke analizuar sasinë e prodhimit mund të arrijmë në këto përfundime:

1-Subjekti prodhues Xhekson ka arritur të prodhojë 445,9 ton qymyr druri e cila përfaqëson Veriun e Shqipërisë. Ndërsa Laureta Çami ka prodhuar 483,872 ton vetëm në Gjirokastër. Ka një sasi shumë  më të madhe se partneri Xhekson.

2-Ndërsa Gjirokastra si qark ka arritur të prodhoje për eksport 1154,358 ton, prodhuesit korçar të qymyrit të drurit kanë prodhuar më pak se trefishin e Gjirokastritëve pra 386,01 ton

3-Duke analizuar prodhuesit individual të tremujorit të parë të 2012, subjekti Ardit–Drithasi i Korçës arrin në shifrën 309,073 duke iu afruar shume prodhimit  vjetor  të 2011 prej  386, 01 ton  e ndjekur nga  Laureta Çami e Gjirokastrës me 207,966 ton, ndërsa përgjatë vitit 2011 ka prodhuar për eksport 483,872 ton.

4-Mungojnë në prodhimin e kësaj lënde djegëse  firmat “Gramo” i Kolonjës, “Pantazo” i Gjirokastrës, “Danallaku Vendor” i Pogradecit,  “Sinan- L” i Librazhdit, “Receku Shëngjergj” të Durrësit, Edi-2 Përmet, Tullat Shpk, Korçë, “ENEL’D” Shkodër. Vallë çfarë ndodhi me këto prodhues të qymyr drurit? Nuk mundën të nxjerrin leje për djegie qymyr druri? Kanë shkelur ligjet e janë në ndjekje nga hetuesia? Apo ndërruan mënyrën e fitimit të parave? E së fundi mos ndoshta mbaruan shkurroret dhe llojet e tjera pyjore?

Çfarë na duhet të dimë?

 Shtrohet pyetja: Sa metro kub dru janë zhvatur nga ngastrat apo më gjerë nga ekonomitë pyjore për të prodhuar sasinë e mësipërme të qymyrit të drurit?

Për të arritur këtu na duhet të mbështetemi në literaturën e specialitetit, në përvojën e deri tanishme për teknologjinë e përgatitjes së kaminave duke kryer llogaritjet të mbështetura në sasinë e karbonit që mbart një metro kub lëndë druri sipas llojeve, tharjes etj., tregues që duhet të ketë materiali djegës. Literatura na shpjegon se në një m3 lëndë druri (llojet dushqe dhe ah) mund të japin nga 25-42 % qymyr, të peshës së vetë drurit. Ndërsa sipas llojeve mund të japë p.sh. për dushqet, shkozën dhe ahun, arrin në 24-33 %/m3 qymyr ose 110-115 kg/m3, kjo arrihet kur lënda drusore është tharë normalisht, duke marrë si baze % e karbonit në 1 m3 lëndë druri të dushqeve dhe ahut sepse këto janë llojet kryesore të përdorura për prodhimin e qymyrit. Duke shkuar më tej me analizat e peshës na rezulton se 1 m3 lëndë druri të llojeve të dushqeve, sigurisht të thara për të prodhuar qymyr-druri peshon 580 kg e llogaritur me 50% sasi karboni ose ndryshe e shumëzuar me koefiçentin 2.9, i cili përdoret për dushqet.  Ne Shqipërinë jugore, prodhohet kryesisht nga shqopa, mare, ilqe, panjë etj.

Për të prodhuar një  kuintal qymyr zakonisht duhen një metro kub  dru zjarri, të cilat sigurohen  duke prerë rrafsh 143 m2 shkurre. Por duke marre si njësi matëse tonin, dalim me përfundimin  se për të prodhuar një ton qymyr  duhet të priten rrafsh 1500 metro katror pyll dhe më thjesht, për 10 ton 1.5 ha pyll, cungishte ose trungishte.

Duke arsyetuar sa më sipër, rezulton se vetëm për prodhim  eksporti të qymyr-drurit të jenë prerë nga pyjet tona një sasi prej  72 000 m3 lëndë drusore. Duke vazhduar arsyetimin tonë se në llogaritjen e drurëve për qymyr të mirë, e cila kërkohet me ngulm nga eksporti, duhet të jenë dru të fortë dhe me cilësi të lartë, nuk mund  të mos i vlerësojmë, llogaritjen e disa koefiçentëve  humbjesh në proceset e prodhimit, asortimit të materialit drusor, transportit në procesin e prodhimit të qymyr-drurit, arrijmë në përfundimin logjik dhe real se sasia e materialit drusor arrin në kuotën 80 000 m3.

 Këto mijëra ton qymyr të ambalazhuara, në arka, thasë apo kontenier kanë qenë deri vitet e fundit sipas të dhënave të deri  tanishme, strehë e qindra kilogram drogë qe fshihesh brenda tyre, kjo fatmirësisht se qentë e zbulimit të saj, humbnin  nuhatjen në aromën e materialit të zi të prodhuar nga prerja e qindra e mijëra hektar pyje.

Kamionët me këto prodhime, vetëm në doganën e Kakavijës kanë kaluar 1190, 667 ton, ndërsa në Kapshticë, në krahinën e Korçës për në Greqi  gjithmonë për vitin 2011 kanë kaluar 66.27 ton qymyr druri. Nuk mund të lëmë në harresë se në Qaf Thanë kanë kaluar vetëm 22,127 ton nga ky prodhim. Tek “Tre Urat” janë grumbulluar për eksport 5.8 ton, ndërsa në kryeqytet 242, 4 ton qymyr druri. Vetëm tre mujorin e parë të vitit 2012 janë eksportuar 180,5 ton qymyr druri.

  Përfundime dhe rekomandime

 Duhej që organet e policisë shtetërore të kishin kapur që në hapat e para, këtë mënyrë organizimi të stërholluar të eksportit të drogës me qymyrin e drurit të cilat kanë ndihmuar njëra tjetrën me kahje të kundërta: Shkatërro sipërfaqet pyjore dhe mbilli bimë që prodhojnë grogë, pra në vend që të kryheshin pyllëzime apo përmirësime.   Drejtoria e pyjeve pranë Ministrisë se Mjedisit, duhet ta kishte ndaluar eksportimin e këtij materiali prej kohësh, për arsyen e thjeshtë e tashmë të njohur në dhjetëvjeçarë te tërë se kemi dispropocione të tmerrshme në mes rritjes mesatare dhe prerjeve vjetore. Në këtë mënyrë është thelluar defiçiti, dhe kuptohet shumë sipërfaqe me pyje ahu, dushku dhe shkurresh mesdhetare janë zhdukur, duke ia lënë vendin ndër të tjera erodimit të tokës dhe pasojave të tjera  në shkatërrimin e shoqërimeve bimore dhe dëbimin e kafshëve e shpendëve, banorët e ligjshëm të këtyre mjediseve pyjore. Për të krijuar  ylberin e besimit, le t’iu referohemi shifrave, së pari për vitin 2011. Subjekti Xhekson që ka  prodhuar qymyr, në Shqipërinë Veriore, ka bërë rrafsh 66,75 hektar pyje. Në Korçë janë prerë plotësisht për këtë qëllim 43,5 hektar sipërfaqe. Pyjet e Gjirokastrës kanë pësuar një pakësim të fondit pyjor në 173, 2 hektar. Pogradeci  ka humbur 34, 2 hektar pyje.  Librazhdi, 42, 45 hektar. Përmeti 5,7 hektar. Si përfundim vetëm në vitin 2011 për prodhim qymyri për eksport, fondi pyjor i Shqipërisë ka humbur 365,8 hektar pyje. Dhe vetëm për tremujorin e parë te vitit 2012, ka humbur 24,07 hektar pyje. Edhe ky prodhim për eksport, bën pjese në kryqëzatën e tmerrshme e të vazhdueshme të shkatërrimit të mbulesës pyjore, ne unitet, mendimi, veprimi e leverdisë reciproke ndërmjet matrapazëve me kollare, politikanëve të partive e sferave te ndryshme, deri tek oligarkia shtetërore.

     19.10. 2014

Për të krijuar  ylberin e besimit, le t’iu referohemi shifrave, së pari për vitin 2011. Subjekti Xhekson që ka  prodhuar qymyr, në Shqipërinë Veriore, ka bërë rrafsh 66,75 hektar pyje. Në Korçë janë prerë plotësisht për këtë qëllim 43,5 hektar sipërfaqe. Pyjet e Gjirokastrës kanë pësuar një pakësim të fondit pyjor në 173, 2 hektar. Pogradeci  ka humbur 34, 2 hektar pyje.  Librazhdi, 42, 45 hektar. Përmeti 5,7 hektar. Si përfundim vetëm në vitin 2011 për prodhim qymyri për eksport, fondi pyjor i Shqipërisë ka humbur 365,8 hektar pyje. Dhe vetëm për tremujorin e parë te vitit 2012, ka humbur 24,07 hektar pyje. Edhe ky prodhim për eksport, bën pjese në kryqëzatën e tmerrshme e të vazhdueshme të shkatërrimit të mbulesës pyjore, në unitet, mendimi, veprimi e leverdisë reciproke ndërmjet matrapazëve me kollare, politikanëve të partive e sferave te ndryshme, deri tek oligarkia shtetërore.

1-Subjekti prodhues Xhekson ka arritur të prodhojë 445,9 ton qymyr druri e cila përfaqëson Veriun e Shqipërisë. Ndërsa Laureta Çami ka prodhuar 483,872 ton vetëm në Gjirokastër. Ka një sasi shumë  më të madhe se partneri Xhekson.

2-Ndërsa Gjirokastra si qark ka arritur të prodhoje për eksport 1154,358 ton, prodhuesit korçar të qymyrit të drurit kanë prodhuar më pak se trefishin e Gjirokastritëve pra 386,01 ton

3-Duke analizuar prodhuesit individual të tremujorit të parë të 2012, subjekti Ardit–Drithasi i Korçës arrin në shifrën 309,073 duke iu afruar shume prodhimit  vjetor  të 2011 prej  386, 01 ton  e ndjekur nga  Laureta Çami e Gjirokastrës me 207,966 ton, ndërsa përgjatë vitit 2011 ka prodhuar për eksport 483,872 ton.

4-Mungojnë në prodhimin e kësaj lënde djegëse  firmat “Gramo” i Kolonjës, “Pantazo” i Gjirokastrës, “Danallaku Vendor” i Pogradecit,  “Sinan- L” i Librazhdit, “Receku Shëngjergj” të Durrësit, Edi-2 Përmet, Tullat Sh.p.k, Korçë, “Enel’D” Shkodër. Vallë çfarë ndodhi me këto prodhues të qymyr drurit? Nuk mundën të nxjerrin leje për djegie qymyr druri? Kanë shkelur ligjet e janë në ndjekje nga hetuesia? Apo ndërruan mënyrën e fitimit të parave? E së fundi mos ndoshta mbaruan shkurroret dhe llojet e tjera pyjore?