Xhaferri: Edvin, nuk e bombarduan kinezët Beogradin për t’i dhënë pavarësinë Kosovës, dhe as Woodrow Wilson dhe as James Baker nuk ishin nga Kina!

Nga Besart Xhaferri/

Sot Ramaduro i Surrelit kërcënoi brutalisht të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Nancy Van Horn, së cilës, pasi i kishte vënë në krah Ballukun me të njëjtin skenar që çonte Tahirin në Shtëpinë e Bardhë, i kujtoi asaj se Kina ka interesa për të investuar në Shqipëri.

NOA

Në fakt, Kina ishte investitore edhe në Venezuelë dhe nga këto investime merrte fuqi Nikolas Maduro, fati i të cilit tremb më shumë se asgjë Edi Ramën.

Por këtij hajduti të Surrelit duhet t’i kujtojë dikush se aleancat strategjike nuk janë as si pikat e mjaltit dhe as si vizat e kokainës dhe nuk lidhen ndërmjet individëve, por ndërmjet kombeve.

Janë amerikanët ata që nisën bombardimin e Beogradit në 1999 dhe nga Tirana shpallën pavarësinë e Kosovës.

Është Presidenti i SHBA-së, Woodrow Wilson, që në vitin 1920 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e faqes së dheut.

Po amerikan është edhe James Baker, që në vitin 1991 bekoi në emër të SHBA-së pluralizmin në Shqipëri.

Dëshira jote, Edvin, është rikthimi i Shqipërisë nën influencat e Lindjes, por këto dëshira do mbeten vetëm të tilla, pasi shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.