Vritet me armë zjarri 25-vjeçari në Vlorë

269
Sigal

Një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se viktima është gjetur i vrarë në makinën e tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Policia njofton se viktima është gjetur rreth orës 07:35 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.