Rritet numri i vdekjeve dhe i infeksioneve nga koronavirusi, ja situata 24 orët e fundit

307
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin në Shqipëri, duke e çuar në 2256 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasuar me dje kemi një rritje të fataliteteve, me 3 viktima më shumë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, bën me dije ministria.

Edhe numri i infeksioneve, krahasur me dje është më i lartë. Ministria njofton se janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë, 336 që ishin dje. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infeksioneve.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.”, bën me dije ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.