Merrni çadrat me vete! Pasdite do të rikthehen reshjet e shiut

19
Sigal

Vendi ynë gjatë paradites pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë vendin por më të dukshme shirat do të jenë në Jug dhe Juglindje, ku priten rrebeshe afat-shkurtra shiu me shkarkesa elektrike.

Kjo paqëndrueshmeri atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.