Vrau me çifte xhaxhain e më pas veten, kush janë dy viktimat e krimit në familje në Vlorë (EMRAT)

287
Sigal

Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten.

Shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

‘Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’,
 njofton policia.