Vrau krushkun me shkop bejsbolli, në kërkim 25-vjeçari në Vlorë! Dhjetë të shoqëruar

312
Sigal

Jurgen Lecaj, 25-vjeçari që vrau me sende të forta krushkun e tij një ditë më parë në Vlorë vijon të jetë në kërkim nga policia.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë së Vlorës janë shoqëruar dhjetë persona mes tyre katër familjarë dhe dy punonjës karburanti të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen apo vendndodhjen e autorit.

Abc News raporton se arsyeja e dyshuar që ka shtyrë 25-vjeçarin të godasë për vdekjen krushkun e tij Bujar Mehmetaj 60-vjeç ka qenë pikërisht konflikti i pronësisë që viktimat kishin pasur edhe para debatit të djeshëm.

Një ditë më parë autori dhe viktima të afërm dhe fqinj me njëri tjetrin u konfliktuan për kamerat e sigurisë të vendosur nga viktima gjë e cila çoi në konfliktin me shkop bejsbolli e për pasojë edhe vdekjen e tij