Detaje të reja/ Kush është terroristi i ISIS nga Taxhikistani që fshihej në Tiranë

438
Sigal

Policia e shtetit njoftoi arrestimin e një 24-vjeçari nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste të ISIS. Ai është vënë në pranga në Tiranë pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti më 21 prill 2020.

Mësohet taxhikistanasi i arrestuar është Komron Zukhurov. 24- vjeç ka mbërritur nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri më 17 shkurt të këtij viti. Burimet thanë se ai është arrestuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë kësaj kohe ai kishte jetuar në një familje taxhakistaneze në Tiranë. Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Prokurori i Përgjithshëm i Taxhikistanit ka akuzuar Komron Zukhurov si anëtar të artisë së Rilindjes Islamike të Taxhikistanit (IRPT), forcë politike në opozitë e konsideruar si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian. Anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë janë përjashtuar nga territori i BE me të njëjtën akuzë.

Në datë 15 Prill datë kur Gjermania goditi celulën, autoritetet në Berlin theksonin se njëri nga anëtarët e grupit terrorist, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri. Autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri.