Vrau komshiun pas një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

342
Sigal

Policia ka arrestuar ditën e sotme 25 vjeçarin me inicialet J. L., pasi akuzohet për vrasjen e fqinjit 60-vjeçar në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në datën 29 prill, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti.

Njoftimi i policisë:

Në pranga ra shtetasi i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.