Mark Marku: Qeveria u tërhoq pasi Komisioni i Venecias do ti japë të drejtë faktorit kundër paketës “Anti-Shpifje”

914
Sigal

Mark Marku, analisti dhe pedagogu i njohur, e ka cilësuar tërheqjen e shumicës qeverisëse nga paketa “Anti- Shpifje”, si një truk për të gënjyer ndërkombëtarët, pasi Shqipëria është para diskutimit të negociatave.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Marku shprehet se qeveria bëri mirë që u tërhoq, pasi do të shkaktonte një dëm shumë të madh në demokracinë shqiptare me miratimin e Paketës “Anti- Shpifje” si dhe beson se pikërisht Komisioni i Venecias do t’i japë të drejtë faktorit kundër Anti- Shpifjes.

“PS u tërhoq nga Anti- Shpifja, a është një tërheqje e përkohshme?

Besoj se po, është tërheqje. Nuk vjen vetëm prej faktit që ka kaluar në Komisionin e Venecias pasi e ka kalur dhe Këshilli i Europës. I kalon zakonisht Parlamenti apo Gjykata Kushtetuese. Hera e parë që e dërgon një institucion tregon peshën që ka kjo çështje.

OSBE, Këshilli  i Europës, PE thanë që nëse kalon ky ligj do të jetë problem për negociatat. Presioni ndërkombëtar ka qenë shumë i madh. Po ashtu dhe ai i brendshëm. Të gjitha organizatat e mediave edhe këtu në Shqipëri kanë qenë kundër. Pra ka patur një rezistencë të madhe. Qeveria ka bërë shumë mirë pasi po ta kalonte do të bënte gabim, dëm në demokraci.

Nuk kishte nevojë që të shkonte gjëja deri këtu. Unë mendoj që kjo nuk dihet pasi qeveria është e paparashikueshme, mund të jetë dhe tërheqje përfundimtare. Jemi në procesin e negociatave sërish dhe mund të jetë edhe një truk. Parimi i qeverive shqiptare është mungesa e lojalitetit me BE, që mendojmë t’i gënjejmë, kalojmë këtë fazë dhe më pas kalojmë në atë tonën. BE ka disa standarte dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar ai qytetërim, dhe mungesa e kësaj qeverie është që cështjen e BE-së e quan si spektakël politik dhe jo si një rrugë të gjatë që do të duhet që ne përpara se të bëhemi pjesë e BE duhet të bëhemi vetë europiane, në shoqëri, në pushtet, në demokraci. Për fat të keq në këtë pikë nuk jemi të sinqertë me europën. Ne nuk kemi asnjë standart europian. Duam të futemi në BE pa këto standarte.

Duhet monitoruar deri në fund që për momentin nuk do ta kalojnë, kam bindjen se Këshilli i Venecias do t’i japë të drejtë faktorëve kundër Anti- Shpifjes. Pasi ajo sheh parimet të demorkacisë, medias, lirisë së fjalës. Këto janë parime në SHBA, Kanada etj.

Fryma e ndryshimeve është anti- demokratike. Ligji për mediat audiovizive ka krijuar probleme pasi pas një farë kohe çdo ligj krijon probleme. Ky ligj që ka qenë i mirë mund të bëhet i papërdorshëm prej saj.
Por ky bllok amendimesh jo vetëm e përmirësojnë atë ligj por e destrukturojnë atë. Duhet një konsensus me aktorët mediatikë. Ligji i 1994, ligji për shtypin ka qenë një ligj i marrë nga një Land i Gjermanisë, por meqenëse u kundërshtua nga mediat atëhere u miratua me forcën e kartonit por nuk u zbatua kurrë. Më pas u hoq dhe u la një nen që mediat në Shqipëri janë të lira. Një imitim i Kushtetutës së SHBA. Ishte ligj i konsoliduar, s’kishte asnjë problem por media në bllok e kundërshtoi.

Praktikisht ai ligj nuk u zbatua kurrë. Një ligj s’mund të zbatohet në kundërshtim me aktorët kryesorë. Qeveria në një shoqëri demokratike nuk mund të zaptojë aktorët kryesorë, mund ta bëjë vetëm kur zapton demokracinë. Tërheqja është një truk ndaj ndërkombëtarëve”– thotë Marku.

I pyetur për miratimin e paketës “Anti-KÇK”, MArku tha se qeveria vetë funksionon prej vitesh si KÇK dhe nuk mundet që të bëjë drejtësi, atë mund ta bëjnë vetëm organet e drejtësisë.

Pedagogu e cilëson Anti- KÇK si një strukturë dubluese të institucioneve të drejtësisë duke shfaqur frikën që ka qeveria nga Reforma në Drejtësi.

“Jam shumë skeptik jo se PD është skeptike, pasi ajo është opozitare, por unë jam skeptik duke u nisur nga retorika. Kap ca të kapësh që thotë Rama, vetë qeveria prej vitesh funksionon ashtu. Një qeveri që përvetëson pasuritë publike, që i shpërndan taksat tek klientela si mund të ndërtojë një fushatë kundër asaj organizate apo të bëjë drejtësi.

Qeveria që është e akuzuar për afera të pista të ketë vullnetin të bëjë drejtësi.

Është një lloj fushate. Një nga gjërat më të mira që është bërë këto vite është Reforma në Drejtësi. Në thelb është një nga lëvizjet më të mira për të krijuar një lloj shteti të së drejtës. Pavarësisht se nuk jam edhe aq entuziast.

Pse duhet të hapen fushata të tipit propagandistik. Nga një anë po përmirësojmë drejtësinë. Pra qeveria vetë nuk i beson Reformës në Drejtësi duke e dubluar me institucione të tjera. Çfarë na thotë qeveria në këtë rast? Nuk besoj tek Reforma dhe po ngre institucione vetë.

Përveç drejtësisë asgjë s’mund të bëjë këtë gjë. Qeveria le të pranojë vettingun në politikë kurse Rama le të justifikojë vilën në Surrel fillimisht.

Për mua një person më i rrezikshëm është një që ka funksion publik dhe përvetëson fonde, se sa një person që merret me aktivitet kriminal.

Një person që ka funksion publik që duhet të bëjë detyrën dhe vjedh është më i rrezikshëm se ai që bën aktivitet kriminal të mirëfilltë. Normalisht edhe ai duhet të dënohet.

E shoh si frikë të qeverisë nga Reforma në Drejtësi. Janë përpjekur të infitrojnë personat e tyre në Reformën në Drejtësi. Sa më goditëse të jetë drejtësia ndaj krimit aq më të sigurtë jemi ne qytetarët.

Një sistem drejtësie që funksionon mirë është kërcënim për të gjithë qeverinë dhe kastën politike. Dhe qeveria ka qenë pengesë për Reformën në Drejtësi deri tani. Besoj tek SPAK, nuk jam entuziast. Nuk besoj se do të ndodhë magjia por ne do na duhen vite për të vendosur shtetin ligjor në Shqipëri. Do të na duhet të ndryshojmë mentalitetin fillimisht, besimi tek shteti”– thotë Marku.