Vrau bashkëshorten, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti Alket Arapaj

302
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rënë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend.

Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë.

Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

Çifti njihej nga fqinjët si njerëz model dhe pa probleme mes tyre.