Agron Duka: Koha të marrim në dorë fatet tona

215
Sigal

Të gjithë së bashku duhet të vendosim ndryshimin për fatet tona

Agron Duka, kandidat për deputet i Opozitës në Qarkun e Durrësit

Çdo ditë me problemet dhe kërkesat e banorëve të qarkut Durrës. Çdo hallë i tyre është dhe i imi. Prej shumë vitesh këtij populli i është kthyer shpina. Ka ardhur koha që së bashku, do të jetësojmë objektivat dhe prioritetet e programit tonë. 1. Eleminim i varfërisë  dhe rritja e mirëqënies. 2. Urbanizimi i hapësirës rurale. 3. Prodhime bujqësore e blegtorale cilësore dhe të sigurta. 4. Zhvillim i qëndrueshëm bujqësor, mjedis cilësor dhe turizëm rural. Ne bashkë jemi ndryshimi. Edhe në politikë ne sillemi si një skuadër, si një skuadër me mentalitet fitues. Më 25 prill Durrësi vendos të ardhmen e sigurt. Të gjithë së bashku duhet të vendosim për fatet tona.  Akti i votimit është një akt qytetar dhe  demokratik, ndaj më 25 prill voto ndryshimin!