Vrasja në Shkodër, policia jep detaje nga ngjarja: Janë ngritur disa pika kontrolli për të kapur autorin

112
Sigal

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Tom Kola” në Shkodër ku 51-vjeçari Petrit Vuksani, u vra me armë zjarri në banesën e tij.

Aktualisht po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Nga ana tjetër grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Shkodrës po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe sigurimin e provave për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.