Vrasja në Shkodër, flet shoqja e viktimës: Diana i çonte vëllait 300 euro në muaj

213
Sigal

Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka vrau të motrën, shtetasen Diana Vuka.

Në lidhje me rastin, ka folur shoqja e viktimës, Diana Vuka. Në një prononcim për gazetarin e News 24, Senad Nikshiqi, shtetasja Rajmonda Sokoli deklaroi se motra e ndihmonte të vëllain, duke i dërguar 300 euro në muaj.

“Diana kishte ardhur me pushime nga Gjermania. Nuk përgjigjej që të premten. Diana i dërgonte vëllait 300 euro në muaj.

Më tha ‘të premten mos hajde te shtëpia ime se kam njerëz’”. Diana ka qenë një njeri shumë i mirë dhe e ka ndihmuar të vëllanë, por ai i mori jetën”, deklaroi shoqja e viktimës.