Vrasja me thikë në Tiranë/ Zbulohet emri i viktimës dhe i autorit, kush është 60-vjeçari që humbi jetën

76
Sigal

Zbulohet emri e 60-vjeçarit të vrarë sot në Tiranë me thikë.  Ka mbetur i vrarë shtetasi Ilir Kapo, 60 vjeç.

Po kështu është identifikuar dhe shoqëruar autori i ngjarjes, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në afërsi të shkollës “Harry Fultz”. 60-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me thikë nga 37-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.