Vodhi shtëpinë e Benzema-s, arrestohet drejtori i UKT në Kurbin! Berisha e denoncoi në 2019

209

Arrestohet drejtori i UKT në Kurbin, Alfred Prodani! 41-vjeçari, banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Corunas në vitin 2013 kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndaj dhe i riu do të ekstradohet për në Spanjë ku edhe do të vuajë dënimin e tij.

Sigal

KURBIN– Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është arrestuar pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare për vjedhje në Spanjë. E jo vjedhje dosido! Në kuadër të operacionit të koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana, ku drejtori i UKT u prangos pranë një lokali në Laç.

41-vjeçari, banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Corunas në vitin 2013 kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndaj dhe i riu do të ekstradohet për në Spanjë ku edhe do të vuajë dënimin e tij. Por historia e tij nuk është e panjohur për mediat, pasi në vitin 2019, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri publike denoncimin kundrejt Prodanit. I ashtuquajturi “qytetari dixhital” raportonte se drejtori i ujësjellësit të Kurbinit, së bashku me një person tjetër, kishin marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së futbollistit të njohur, Karim Benzema.

Por jo vetëm kaq! Benzema ishte rasti më i njohur por Berisha shkruante se Prodani akuzohej për më shumë se 40 vjedhje e grabitje me dhunë. Po atë kohë, në një prononcim të dy personat e përmendur me emër nga Berisha thanë se akuzat ishin të stisura dhe të motivuara politikisht. Madje dhe shtuan se ata vetë nuk kishin dalë kurrë jashtë shtetit, rrjedhimisht nuk kishin kryer edhe grabitjet. Sipas tyre, Berisha shpifte për të përfituar politikisht, ndërsa sot Berisha ka rinxjerrë prononcimin e tyre, për të provuar se ka pasur të drejtë me akuzat e tij.