Sekuestrohet kanabis i ndarë në doza gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim shoku i tyre (DETAJE + FOTO)

191
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi gjatë kontrollit në automjet dhe banesë janë sekuestruar lënda narkotike kanabis sativa e ndarë në disa doza gati për shitje.

Uniformat blu kanë prangosur 24-vjeçarin me iniciale J.A së bashku me shtetasin tjetër E.B (19 vjeç) dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre i cili akuzohet për shpërndarje të lëndës narkotike.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është sekuestruar një automjet, 5 aparate celulare dhe disa doza kanabis sativa të paketuara. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;

E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.