Vrasja e Reçit në Laç/ Gjendet një makinë e djegur pranë lumit

204
Sigal

Xhelal Reçi i cili njihet si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në Laç është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se mund të jetë e autorëve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.