Vrasja e pronarit të medias, reagon policia: Si ndodhi ngjarja

Policia e Rrëshenit reagoi përmes një informacioni paraprak në lidhje me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Nuk jepen shumë detaje për ngjarjen teksa thuhet se ka ndodhur në rrethana të paqarta.

NOA

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë.

“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policisë.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”.

Reçi, pronar i televizionit lokal “Media plus” në Lezhë u ekzekutua pranë lokalit të tij në Rrëshen.

Ndërsa dy vite më parë në Romë atij i ekzekutuan edhe vëllain, Gasper Reçi.