Vrasja e oficerit në Lezhe – Reagon sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Braimllari: Ja si e ka katandisur rilindja policinë e shtetit

216
Sigal

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Në një postim ne “facebook”, Braimllari teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, thekson se Policia e Shtetit eshte me e pamotivuar dhe me e pa mbeshtetur se kurre nga qeveria.

Statusi i plotë:

Ngjarja e rende e ndodhur sot ne Lezhe ku humbi jeten Nenkomisari Sajmir Hoxha tregon se ku e ka katandisur Policine e Shtetit, Rilindja.
Sot, Policia e Shtetit eshte me e pamotivuar dhe me e pa mbeshtetur se kurre nga qeveria.
Efektivet e ndershem qe duan te ruajne rendin dhe sigurine publike, te luftojne aktivitetet kriminale sabotohen per shkak te lidhjes se kesaj qeverie me krimin e organizuar.
Pas 100 diteshit te vendosur si ultimatum nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit, ku policia duhet te godiste krimin, krimi sot ka guxuar serish duke goditur policine dhe duke shtuar nje tjeter hero ne radhet e saj.
I shpreh ngushellime familjes se Sajmir Hoxhes, te afermeve dhe te gjithe kolegeve te tij!