Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë, policia përballet me rrezik në emër të qytetarëve

181
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Në një postim në “twitter”, teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe forcat e tjera përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë.