Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Tiranës e dënon me 10 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj

258
Sigal

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj.

Nga 15 vite Nevaldo Hajdaraj do të kryejë 10 vite burg për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.