Beyonce ~verboi~ Instagramin me fustanin më veror që mund të kishit parë deri tani

358
Sigal

Nëse ka një fustan që simbolizon fjalën “veror” është ky që Beyonce ka veshur së fundmi! Ylli i pop-it poston rrallë në Instagram, por kur e bën kujdeset të na frymëzojë të gjithave!

Beyonce ~verboi~ Instagramin me fustanin më veror që mund të

Në fotot e publikuara, Beyonce shfaqet e veshur me një fustan të verdhë, portokalli dhe bojëqielli, thënë ndryshe- ngjyrat më të adhurueshme për momentin! Këngëtarja u kujdes që fustanin ta kombinojë me një micro-çantë ngjyrë blu, syze po blu dhe vathë portokalli.

Beyonce ~verboi~ Instagramin me fustanin më veror që mund të

Nëse sandalet e zgjedhura ju duken shumë të guximshme për ju, një fustan të tillë mund ta kombinoni perfekt edhe me sandale të sheshta ose shapka bazike. Sado mirë ta përshkruajmë, asgjë s’mund t’ju frymëzojë më shumë sesa fotot.

Beyonce ~verboi~ Instagramin me fustanin më veror që mund të

Beyonce, gjatë një interviste për Elle në 2019-ën, tregoi se është e kujdesshme kur vjen puna tek veshjet që ruan dhe tek ato që dhuron.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të kesh gjëra bazike shumë të mira, sepse mund t’i veshësh ato gjithmonë.Ti mund ta krijosh stilin tënd duke eksperimentuar dhe duke provuar gjëra që s’i ke parë më parë tek pamja jote, falë këtyre elementëve. Unë dhuroj veshjet e mia personale për bamirësi në mbështetje të grave e ndërsa veshjet e veçanta i ruaj për vajzat e mia. Do t’i jap atyre fustane që të duken mrekulli. Deri në kohën kur ajo do të dalë me to nëpër qytet do të jenë kthyer në vintage, por sërish do të duken yll!”