Vrasja e efektivit në Lazarat pasqyrohet edhe në mediat e huaja

335
Ngjarja tragjike në Lazarat, ku një pjestar i forcave RENEA humbi jetën gjatë një aksioni policor në Lazarat është raportuar në disa prej mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, si agjencia Reuters, por edhe Daily Mail, Fox News e të tjera.
Duke pasur në fokus, efektivin Ibrahim Basha, ish-pjestar të forcave të armatosura që kanë shërbyer në Afganistan, agjencitë e ndryshme theksojnë sigurisht se ngarja ka ndodhur në një zonë të famshme për kultivimin e kanabisit, që gjeneronte miliarda eruo në vit, të shkatërruar pas operacionit masiv të një viti më parë.
Reuters vë në dukje se pavarësisht kufizimit të ndjeshëm të prodhimit të lëndës narkotike, Lazarati vazhdon të mbetet një zonë e rrezikshme, ku banorët shquhen për mosbindje ndaj forcave të rendit, ndërsa të dyshuarit për ngjarjen tragjike të së mërkurës mendohet se janë pjesë e grupeve që një vit më parë i bënë rezistencë me armë policisë gjatë operacionit.
Edhe Fox News e ka raportuar gjerësisht ngjarjen, duke theksuar se bandat e armatosura vazhdojnë të veprojnë në zonën e Lazaratit, pavarësisht blindimit nga forcat e rendit të çdo rruge të mundshme, ndërsa konsideron se prodhimi i kanabisit në zonë gjeneronte rreth 6,4 miliardë euro, ose më shumë se 60% të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Washington Post gjithashtu ka publikuar lajmin në faqen online, duke sqaruar me detaje operacionin e policisë dhe nisjen e incidentit që një natë më parë, kur patrulla e policisë kishte ndaluar një mjet për një kontroll rutinë.
Ngjarja është pasqyruar edhe në media rrajonale italiane, ku rikthehet në vëmendje fakti që Lazarati ishte burim i trafikut të drogës nga Shqipëria, përmes Italisë për të përfunduar në Europën Perëndimore.
Sigal