Ndarja nga jeta e shkrimtarit Fadil Kraja, Meta: Humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare

189
Sigal

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur Fadil Kraja.

Meta shkruan se vendi humbi një prej penave më të ndritura të dramaturgjisë kombëtare, përfaqësuesit të denjë të traditave dhe qytetarisë shkodrane.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të mirënjohur Fadil Kraja, një prej penave më të ndritura të dramaturgjisë kombëtare, përfaqësuesit të denjë të traditave dhe qytetarisë shkodrane, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Kraja, komunitetit të dashur të Shkodrës dhe mbarë artdashësve! Të prehet në paqen e merituar