Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, prokuroria mbyll hetimet

158
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë, ku ka kërkuar “arrest në burg” për Fredi Rrushin dhe vëllanë e tij.

DESHMIA E TE ARRESTUARIT

I arrestuari Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.

Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezulton të ketë pirë kafe dhe në afërsi të një zdrukthëtarie, bashkë me të dyshuarit Ferdinand Rrushi. Këtë fakt e kanë konfirmuar për grupin hetimor edhe 3 persona që janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Më pas, ata kanë deklaruar se shtetasi Ruzhdi Hoxha është larguar me makinën tip “Passat”, që rezulton të jetë mjeti i Ferdinand Rrushit.

Ky i fundit thotë se pasi ka bërë një xhiro me Hoxhën, e ka lënë atë pranë një stacioni urbani.

Duke ndjekur itinerarin e automjetit, me të cilin u largua i zhdukuri, në afërsi të QafëMollës, në malin e Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë. Roja i kësaj parcele, i cili është shoqëruar në Polici, ka pranuar se punonte për Ferdinant Rrushin.

Kallëzimi, katër ditë pasi humbën kontaktet

Sipas Policisë së Tiranës, më datë 24.10.2021, shtetasi Samir Hoxha ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon puna për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve