Vranësira të herëpashershme, mësoni parashikimin e motit për sot

150
Sigal

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe zhvillime vranësirash të herëpashershme deri në të dendura.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu kryesisht të dobëta por hera-herës deri mesatare në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1 deri 8 m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/28 Diell re

Kukës 14/24 Diell re shi

Lezhë 18/27 Diell re

Dibër 12/23 Diell re shi

Durrës 18/29 Diell re

Tiranë 18/29 Diell re

Elbasan 17/28 Diell re

Berat 15/30 Diell re

Vlorë 18/29 Diell re

Korçë 14/26 Diell re

Gjirokastër 15/30 Diell re

Sarandë 17/29 Diell re shi.