Vranësira e kthjellime, si do të ndryshojnë temperaturat sot

27
Sigal

Ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellime, pas orëve të mesditës shtim të vranësirave mesatare e të dendura.

Në orët e pasdites priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht në veri.

Era do të fryjë drejtim nga kuadrati i jugut 8m/sek, me shtimin e vranësirave në orët e pasdites era do të jetë më intensive përgjatë vijës bregdetare e lugina 12-15m/sek shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 1 deri 14°C

-në zonat e ulëta 7 deri 23°C

-në zonat bregdetare 6 deri 22°C.