Vranësira dhe temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për sot

154
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime gjatë paradites, ku herë pas herë vranësirat zhvillohen lokalisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke sjellë shira afatshkurtër.

Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites moti të përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë territorin e Kosovës kanë sjell, dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të zhvillohen, por nuk do të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë paradites mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat perëndimore do të sjellin reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë pasdites.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Europës do të diktojë kushtet atmosferike. Për pasojë: skandinavia dhe vendet e Europës lindore paraqiten me vranësira, reshje dëbore dhe stuhi ere.

Po ashtu Brigjet e Detit të Zi dhe Sicilia vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu.

Ndërsa me kthjellime paraqitet pjesa me e madhe e Ballkanit perëndimor dhe gadishulli Iberik.