Vlorë/ Eksploziv makinës së një gruaje pranë ‘Paraburgimit’, rrethohet zona

303
Sigal

Një sinjalizim për bombë ka vënë në alarm ditën e sotme policinë e Vlorës. Njoftimi për tritol është shënuar në orën 12.30 në lagjen ‘Kushtrimi’ pranë paraburgimit. Policia u lajmërua për një pako të dyshimtë që u gjet në pjesën e pasme të një automjeti. Nga verifikimi I policisë u konstatua se në makinën tip BMË X3, që i përket një shtetaseje nga Vlora, u gjet një pako e dyshimtë, e cila përmbante lëndë eksplozive. Pasi është bërë rrethimi i zonës, specialistët kanë konstatuar se lënda eksplozive nuk ka qenë aktive. Makina është lëvizur për tu vendosur më tej në ambientet e komisariatit të Vlorës. Për të hequr pakon priten të vijnë edhe xhenierë, ndërkohë që pako me eksploziv nuk ishte e aktivizuar me telekomandë. Makina mësohet se në kohën që është vendosur eksplozivi ka qenë e parkuar në rrugën hyrëse të qytetit. Policia ndërkohë ka sekuestruar edhe pamjet filmike si edhe është marrë dëshmia e drejtueses së automjetit.