Nora Malaj: Sikur Shqipëria të ishte ndryshe !

425
Sigal

Nga Nora Malaj:

Sot në një emision televiziv trajtuam një temë aktuale , makabre që tregon se sa tragjike dhe vrastare është bërë jeta e fëmijëve sot në Shqipëri.
Folem për ngjarjen tragjike të Beratit, ngacmimin seksual të vajzave të mitura 5 dhe 7 vjeçe nga fqinji i tyre 48-vjecare , qe në gjykatë prani se i kishte joshur të voglat me karamele.
Sa e dhimbshme dhe tragjike , po ja që duhet të perballemi e të flasim e veprojme në mbrojtje të fêmijeve dhe familjes që po shkērrmoqet çdo ditë para syve tanë .
Asnjë institucion ekzistent për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijët nga pedofilët, perdhunuesit që gjenden në komunitet dhe në rrethet e të njohurve.
Asnjë besim nga komuniteti te institucionet e ligjit dhe atyre që mbrojne e garantojnë të drejtat e njeriut.
Asnjë punë në komunitet, po vetëm llafe- llafe, para mediave dhe pergjegjësisë i bishnojnë të gjithë.
Ato janë dy vajza të vogla , me dy prindër që i duan e kujdesen për to, me endrra që neser vajzat e tyre të behen te zonjat e vetes , por ja që jeta nuk qenka si ne film. Endrrën, një dorë vrastare ,ua këput në mes. Është dora e xhaxhit fqinjit, që gjithnjë e kemi parë, si te jetë “i pari vëlla” , kur kemi halle e nevojë, por edhe kur kemi gëzimë , që u shndërrua ne nje djall të erret të zi dhe vetem per nje çast , jetën nga të bukur , ua ktheu në ferr, të miturave të vogla ,që do t’ju duhet shumë kohë që traumën e fortë ta kalojnë. , nëse do të marrin shërbim të speciaizuar, që nuk jam e sigurt , a do të mundet ky shtet prej letre, se realiteti është ndryshe , t’ia ofroj falas familjes , vajzave të mitura por edhe prindërve të tyre , që po kalojnë momentet më tragjike , midis ngjarjes, fëmijëve e traumës së tyre , po dhe “turpit”, që nuk iu takon atyre,po që babai e ndjen së brendshmi, pasi ka frikën e përballjes ne traditë dhe komunitetin , se mos vajzat ngelen me “turp”😪😪
Për nje moment , të vihesh në rolin e prindit dhe jo vetem ta imagjinosh , po ta ndjesh sikur ky tmerr po i kalon familjes tende , çfarë do të beje??!!
Askush mos e imagjinoftë e jo më ta provojë këtë situatë tragjike që i ndodhi kësaj familje.E të mos harrojmë motra e vëllezër , që askush nga ne nuk është i imunizuar nga kjo shkallë e lartë e dhunës seksuale që ka muaj dhe po shfaqet agresive ne vendin tonë.
Dhe imagjinoni ,sa e madhe është ne nje vend me nje popullsi kaq të vogel, ku komuniteti njihen me njeri – tjetrin, thashethemi është kryegjella që mbush jetën tonë sociale dhe heshtja përballë disa tę vertetave dhe fshehja është arma që vret dhe më shumë . Teksa bashkësiedonim sot ne emision brenda vetes ndjeja dhimbje . Tashmë nuk duhet vetëm të bbashkebisedime , por të hidhemi në veprime konkrete. Nuk dua te merrem me shtetin , se atij i ka rënë automati dhe është ne ikje, nuk dëgjon se veshët ia kanë zënë zullumet, nuk shikon se vështrimin ia ka zene makuteria përvjedhje , nuk levizë dot kokën
se zverkun ia kanë zene oligarkët, nuk lëvizë dot kembet, se kembet ia ka zene kolltuku që ka frikë ta lëshoj. Shteti i kapur sot ka friken e pushtetit në ikje dhe sajon një mije e një alibi për të vjedhur dhe ligjeruar vjedhjen e votës.
E pertej ketij shteti që është i oligarkëve , vogëlushet sot duan vemendjen e të gjithë, tënden, tonën , të profesionistëve , të failjarëve , të komunitetit dhe prindërit dy herë , të përdhunuar e tramumatizuar , duhan vemendjen dhe ndihmën konkrete te pushtetit lokal, te institucione te speciaizuara , si dhe denimin e merituar te pedofilit te degraduan.
Edhe pse sot folem, prape jemi shume larg së mbrojturi e ruajturi jetës se femijeve tane.
Duhet te levizim si nje uragan per të mbrojtur familjen, fëmijet tanë.
Minimalisht , të gjithë ju prinder , nena e babaallare, gjyshe e gjysher , teze e daja ,xhaxhallarë e halla , diskutojeni ketë rast me femijet tuaj , mos moralizoni, as traumatizoni , po bëhuni prinder të kujdesshem dhe keshillojini e flisni me femijet tuaj , që e keqja mos të zere rrenjë.
Se fëmijet i kemi si syte e ballit dhe duhet t’i mbrojmë!
Le të behemi prindër te guximshëm dhe të prindërojmë duke u ruajtur familjen tonë të shenjtë!
Se ato janë të mitura , që duan të mbrohen nga ne , duke iu dhuruar qetësi, buzëqeshje, mirëqenie dhe ngrohtësi.
Se ato nuk jam vetëm PRINCESHAT e mamit dhe babit, po janë dhe të çdo njërit prej nesh!
Ah, sikur Shqipëria të ishte ndryshe, ku fëmijet, kujdesi dhe mbrojtja e tyre të ishte kryefjala dhe jo PPP -ja.