Vlora si Venecia, shikoni pamjet!

429
Sigal

Për të dytën ditë Vlora është zgjuar e përmbytur. Reshjet e rëna ditët e fundit kanë sjellë probleme të shumta në qytetin bregdetar. Pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit janë të mbuluara nga uji, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata më problematike është në zonën “Albano e Romina” lagjia “28 nëntori”, “Rilindja”, “1 Maji”, por edhe akset lidhëse mes rrugës Trasnballkanike dhe bulevardit.

Situata e ngjashme ishte edhe gjatë ditës së enjte, ku uji mbuloi rrugët e qytetit duke arritur deri në katet e para të pallateve dhe bizneseve. Bashkia Vlorë thotë se punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës.