Vjedhja e thesarit, Prokuroria “Hetim pasuror të dyshuarve”

502
Sigal

TIRANË – Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar të dhëna të përmbledhura mbi hetimin që po kryhet për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga ku janë marrë 713 milionë lekë të reja. Në njoftimin e Prokurorisë janë theksuar veprimet e mëtejshme hetimore, ndërsa janë dhënë të detajuara veprimet e deritanishme të ndërmarra nga ky institucion, ku bie në sy hetimi pasuror i personave të përfshirë dhe dhe destinacioni real i shumë së vjedhur.


Aktualisht bëhet e ditur se veprimet hetimore po vijojnë dhe janë përqendruar në të paktën katër çështje kryesore:
1.) Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;
2.) Destinacionin e shumës së vjedhur;
3.) Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;
4.) Verifikimin e përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.

Nga hetimi është provuar se Ardian Bitraj i cili ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të “arkës stok” që gjenden pranë Departamentit të Emisionit, ka pranuar se ka qenë ai që ka kryer vjedhjen. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ka përvetësuar shuma të mëdha parash veprime, të cilat sipas deklarimit që ka bërë vetë i ka filluar prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal. Gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e 713 milionë lekë të reja në Bankën e Shqipërisë dhe për shpërdorim detyre.
 
Emrat dhe detyrat e personave që janë nën hetim për vjedhen e thesarit
Ardian Bitraj
, përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 K.Penal;

Mimoza Bruzia, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë,e dyshuar se ka kryer vepren penale te “Shpërdorimit të  detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni  248 dhe 300  i  K.Penal,

Dorian Çollaku, me detyrë Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë,  i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Bashkim Xhilaga, me detyrën e kontrollorit mbikqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Myzejen Belba, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Dhimitër Davidhi, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248  i  K.Penal,

Klevis Bejtaj, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300  i  K.Penal.